Chelsea po dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit francez Michael Olise.
Londinezët janë ndër skuadrat favorite për të nënshkruar me yllin e Crystal Palace, edhe pse kanë konkurrencën e madhe të Manchester Unitedit
22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik edhe pse humbi shumë ndeshje, megjithatë ai 19 sfida të zhvilluara realizoi 10 gola dhe dhuroi gjashtë asistime.
Crystal Palace nuk është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës për një shumë më të vogël se 70 milionë euro.
Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë të përfshijë ndonjë futbollist në mënyrë që të bindin rivalin lokal për transferimin e Olises.
Daily Mail ka raportuar se ylli shqiptar Armando Broja dhe mbrojtësi anglez Trevoh Chalobah pritet të përfshihen në ofertën e Chelseat për të arritur te Olise
Gjithnjë sipas tabloidit britanik, me dy lojtarët që pritet t’i ofrojë Chelsea mund të plotësojë kërkesat e Palace që ta lejojnë largimin e Olise për tu transferuar në Stamford Bridges.