Joseph: Kurti e pranoi përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit, tani thotë e dua një tjetër – këtë s’e kuptoj

by Nexhat

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph në një intervistë për RTV21 ka folur për insistimin e Kryeministrit Albin Kurti për një draft -statut të ri edhe pse përmbajtjes së propozimit evropian i kishte thënë po.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj” ka thënë Joseph. Profesori amerikan i është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel kur krerë të tre shteteve të BE’së Francës, Gjermanisë e Italisë kishin zhvilluar takime me Kurtin e Vuçiqin.

banner

Joseph thotë se i jep të drejtë Kurtit për nënshkrimin.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy