Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi opozitën për shtyrjen e zgjedhjeve, në takimin me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami ka thënë se VV’së është në panik sepse i ka dështuar “nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”.

banner

Tutje, ajo ka thënë se në zgjedhje do të shkohet duke i kërkuar llogari Kurtit për mashtrimet dhe propagandën, derisa ka thënë se në qeverisjen e Kurtit asnjë rrugë s’është përfunduar, çerdhet e premtuara s’janë përfunduar, rryma është shtrenjtuar e ka përmendur edhe tenderët njëburimorë.

“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.  Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami

Ndyrshe, Kurti në fjalimin para strukturave të VV’së fajësoi opozitën se po i shtyn zgjedhjet.

“prandaj, të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht. Meqë tash jemi në periudhën e emocioneve futbollistike, dhe të gjithë po shohim me shumë kënaqësi Shqipërinë tonë që i urojmë fitore në Gjermani, më lejoni ta marr një shembull nga futbolli edhe për zgjedhjet që do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen “Ballkan”-in e Suharekës. Le ta fitojë VETËVENDOSJE! në 2025, edhe kampionatin edhe kupën”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy