Negociata sekrete për t’i marrë Bashës deputetët? Flet Bardhi: Ja shqetësimi i tyre

by Nexhat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se ka bisedime të vazhdueshme me deputetët e grupit të Lulzim Bashës, për t’u bashkuar në PD-në zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se tani që çështja e vulës dhe flamurit të PD-së u zgjidh në mënyrë përfundimtare, nuk ka arsye që ata të mos bashkohen

banner

Bardhi tha se me këta deputetë kanë folur në mënyrë të vazhdueshme edhe para se Gjykata e Apelit të vendoste për vulën.

Ai shtoi se e rëndësishme është edhe bashkimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, pasi sipas tij, shumë prej tyre kanë më shumë kontribute sesa vetë deputetët.

“Personalisht kam në dorë për të mbledhur Grupin Parlamentar të PD. Duhet të mblidhet edhe Kryesia e Partisë, por edhe Këshilli Kombëtar, për të përcaktuar sesi asaj mase që kanë menduar ndryshe nga ne gjatë këtyre tre viteve, t’i respektohet kontributi në PD. Berisha ka pasur një qëndrim të lavdërueshëm e korrekt, që tregon projektin e tij për bashkimin e PD-së.

Flas për anëtarët e thjeshtë që kanë më shumë kontribut në PD sesa shumë deputetë. Nuk duhet të ndodhë kurrë që atyre t’u humbet ky kontribut. Nuk është përgjegjësi e tyre për të ardhur e për t’u ndier komodë në shtëpinë e tyre. Për deputetët unë nuk do i quaja negociata, ne kemi folur në mënyrë të vijueshme gjatë kësaj kohe, edhe para se të dilte vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën.

Unë kam ndier që ka një shqetësim edhe te secili prej këtyre kolegëve që të përçarë ne nuk shkojmë dot askund. Secili prej tyre do të duhet të flaës vetë. Qëndrimi i tyre ka qenë që ne jemi për bashkimin rreth vulës dhe logos së PD. Dhe tani sa kohë kjo çështje e flamurit të PD është zgjidhur në mënyrë përfundimtare, unë nuk shoh arsye për të mos ardhur”, tha Bardhi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy