Portugalia thyen me vështirësi Çekinë, një gol në fund nderon Ronaldon me shokë

by Nexhat

Portugalia ka triumfuar 2-1 përballë Çekisë në ndeshjen e parë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin F.

Portugezët dominuan qysh nga fillimi, por në 45 minutat e parë mbrojta çeke ishte e pathyeshme

banner

Cristiano Ronaldo kishte një mundësi të artë që të shënonte në minutën e 33-të, por që Jindrich Stanek ishte në vend.

Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, me Çekinë që kaloi e para në epërsi.

Ishte Vladimir Coufal, ai që asistoi te Lukas Provod, që realizoi për 1-0 në minutën e 62-të

Epërsia e çekëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robin Hranac (69’), ishte fytyra tragjike e kombëtares së tij, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Portugezët shkuan me të gjitha forcat në sulm, me Ronaldon që rrezikoi në minutën e 87-të, por që goditi shtyllën.

Nga topi i kthyer, Diogo Jota mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Portugalia nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores me anë të Francisco Conceicao (90+2’), për rezultatin 2-1.

Turqia është lidere e Grupit F me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia, ndërsa Çekia dhe Gjeorgjia janë pa pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy