Tajlanda aprovon ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini

by Merita

Ligjvënësit tajlandezë votuan për të miratuar një projektligj për martesat e së njëjtës gjini, një lëvizje që e vendos vendin në rrugën e duhur për t’u bërë i pari në Azinë Juglindore që legalizon këtë lloj martese, shkruan nytimes.com.

Senati tajlandez miratoi projektligjin me 130 vota pro, katër kundër dhe disa abstenime.

banner

Ai u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në muajin mars.

Legjislacioni do të bëhet ligj pasi të shqyrtohet nga një komision i Senatit dhe Gjykata Kushtetuese dhe të marrë miratimin mbretëror nga mbreti, një formalitet që pritet gjerësisht të jepet.

Kalimi i projektligjit nxjerr në pah statusin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet homoseksuale në Azi.

Deri tani vetëm Tajvani dhe Nepali kanë legalizuar martesat e të njëjtës gjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy