39
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka vërtetë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare.
Ai është shprehur se janë dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja për rivendosjen e sigurisë atje, shkruan Sky News,
“Shkatërrimi i pozicioneve dhe raketave të terroristëve rusë nga forcat tona, luftëtarët tanë, pranë kufirit ka vërtet rëndësi”.
“Ne jemi dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja për rivendosjen e sigurisë sonë. Ndër të tjera, kjo përfshin sigurinë e Kharkivit”, është shprehur Zelensky.