13-vjetori i vdekjes së Nekibe Kelmendit, në selinë e LDK’së shpaloset pllaka dhe portreti përkujtimor i saj

by Nexhat

Brenda hapësirave të Selisë Qendrore në LDK sot është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i Nekibe Kelmendit, në 13 vjetorin e vdekjes së saj. Në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe vajza e saj, Kosovarja

Këtë e ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Lumir Abixhiku, i cili ka thënë se Kelmendi ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë.

banner

“Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë. Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara”.

Ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi, vdiq më 19 qershor të vitit 2011.

Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krah ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy