Ahmeti diskuton në Çeki për anëtarësimin e Kosovës në KiE

by Nexhat

Gjatë vizitës zyrtare në Çeki, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, takoi zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Tomas Dub, dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim u diskutua për çështjet shumëpalëshe dhe proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

“Përveç kësaj u diskutua edhe për çështjet e sigurisë dhe agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimin e saj në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Ndërsa në takim me Kryetarin Fischer, u diskutua për zhvillimet aktuale në rajonin tonë dhe progresin e Kosovës në vitet e fundit. Poashtu, u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Zëvendësministri Ahmeti falenderoi të dy nikoqirët për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy