Dedaj për ministrin serb që lavdëroi terroristët e Banjskës: Ka tendenca që në Maqedoni të V. të ketë impakt ruso-serb

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, doli haptas kundër shtetit të Kosovës, duke thurur lavde për terroristët serbë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë edhe heroi Afrim Bunjaku.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se kjo “është e pritshme” prej Stoilkoviq-it, pasi partia e këtij të fundit ishte kundër edhe për emërimin e tij si ambasador.

“Nuk është befasi, sepse në vitin 2018 kur jam emëruar ambasador i Kosovës në Shkup, pikërisht partia e tij ka pas dalë publikisht kundër emërimit tim, nuk e di arsyen, por ndoshta ka menduar se duhet me qenë ambasador i Kosovës dikush nga Zveçani apo ku di unë, megjithatë është çështje e tij,” ka thënë Dedaj.

E deklarata e Stoilkoviq, Dedaj thotë se është tendencioze që në Maqedoninë e Veriut të ketë ndikim ruso-serb.

“Sa i përket idesë dhe propozimit të tij për zëvendëskryeministër dhe ministër në një dikaster të ndjeshëm sensitiv të marrëdhënieve ndëretnike të bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut dhe duke njohur të kaluarën e tij, sepse ai është kryetar i Partisë Demokratike të serbëve të Maqedonisë një kohë të gjatë dhe tash ka vetëm një deputet dhe duke njohur deklaratat e tij dhe qëndrimet e tij posaçërisht ndaj komunitetit shqiptar, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo shihet se ka tendenca në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shtrirjes së ndikimit dhe impaktit ruso-serb, kryesisht përmes partive proruse dhe proserbe,” shtoi Dedaj.

E kësi lloj deklarata si kjo kundër Republikës së Kosovës, ish-ambasadori thotë se ka edhe të tjera, të cilat, sipas tij, janë skandaloze.

“Ky ka qenë edhe bashkë me Dodikun e Vulinin në vizitë te Putini që ka pasur një deklaratë skandaloze lidhur me gjenocidin në Srebrenicë dhe terroristët serbë që bënë agresion për ta destabilizuar Republikën e Kosovës, ky i quajti heronj, kjo është shumë skandaloze.”

Dedaj shtoi se në një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Institucionet e BE-së e kur është anëtare e NATO-s, ky nuk do të duhej të ishte ministër.

“Do të duhej të merreshin masa ligjore ndaj tij.” /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy