Kombëtarja e Gjermanisë po vazhdon me fitore këtë edicion të “EURO 2024”.
Pasi mposhti Skocinë 5-1 në xhiron e parë, në të dytë kombëtarja gjermane triumfoi edhe ndaj Hungarisë, me shifrat 2-0.
Golin e parë për “Pancerët” e shënoi Jamal Musiala në pjesën e parë të ndeshjes
Gjermania nuk u ndal në 45-minutëshin e parë, duke pasur edhe raste të tjera të mira shënimi, por që finalizimi i mungoi.
Në pjesën e dytë, Gjermania e vazhdoi dominimin ndaj hungarezëve.
Golin e dytë për kombëtaren gjermane e shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 67-të të ndeshjes.
Gjermania xhiron e ardhshme luan ndaj Zvicrës, derisa Hungaria do të ketë punë me Skocinë.