Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.
Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.
Me hyrjen në ndeshje, Gjasula shënoi autogol në portën tonë por me pas korigjoi gabimin duke futur topin në portën e Kroacisë.
1 – Albania's Klaus Gjasula becomes the first substitute in the history of the UEFA European Championship & FIFA World Cup combined to come off the bench and score a goal and an own goal in a match. Redeemer. pic.twitter.com/facz6kKBKb