Një pikë me zemër ndaj Kroacisë në Euro 2024, Shqipëria nuk dorëzohet

by Nexhat

Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.

Ekipi i Sylvinhos dhuroi një super-paraqitje në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke gjetur edhe golin e vetëm

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të me anë të Qazim Laçit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jasir Asanit.

https://twitter.com/i/status/1803426731971195324

Përveç kësaj, Shqipëria pati edhe më shumë raste ideale për gol, duke qenë afër të gjej edhe golin e dytë.

Elseid Hysaj (29’) goditi mbi portë, ndërsa goditet e Kristjan Asllanit (31’) dhe Rey Manajt (45+) u priten nga Dominik Livakovic

Edhe 45 minutat e dytë nisën furishëm, me dy kombëtaret që kishin rastet e veta, por që kroatët treguan përvojën e tyre.

https://twitter.com/i/status/1803435823435526637

Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.

Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.

https://twitter.com/i/status/1803436438245027948

Shqipëria nuk u dorëzua deri në fund, duke ia dalë që pas shumë tentimeve të realizojnë golin e barazimit.

Ishte Gjasula, ai që realizoi për 2-2, kur realizoi në minutën e 90+5-të për 2-2, duke i siguruar Shqipërisë një pikë.

https://twitter.com/i/status/1803441105117257767

Në Grupin B, Spanja dhe Italia kanë nga tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me nga një, derisa italianët dhe spanjollët luajnë nesër për të përcaktuar se kush do të jetë lider i grupit.

Në ndeshjen e fundit, Shqipëria përballet me Spanjën, duke shpresuar për një fitore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy