Valon Pupovci nga Peja, 46 vjeçar, qe pesë ditë është zhdukur dhe familja nuk kanë informata për vendndodhjen e tij.
Familjarët e Valonit thanë për Insajderin se ai vuan nga një sëmundje psiqike dhe pothuajse që dy vite ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime
Sipas familjarëve, para pesë ditëve Valoni ka ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë.
Por me datën 14 qershor ka hypur në autobus për Prishtinë dhe që nga ai moment nuk kanë informacione më për të.
“Valon Pupovci 02.07.1978 i lindur Pejë. Personi vuan nga një sëmundje psikike për këtë arsye që afër 2vite është pjesë e qendrës rehabilituese ne Shtime por para pesë dite ka ikur nga aty dhe ka ardhur ne Pejë. Por pastaj ka hipur në autobus për në Prishtinë me datën 14.06 dhe që nga ai moment nuk dihet më për të”, tha familjari i tij