Pjesa e parë: Shqipëria spektakolare, avancon ndaj Kroacisë

by Nexhat

 Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë janë duke avancuar pas 45 minutave të parë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Qazim Laçi i cili realizoi në minutën e 11-të të ndeshjes një gol të bukur me kokë.

Kristjan Asllani pati një mundësi të artë shënimi kur doli ballë për ballë me portierin kroat, megjithatë Livakovic arriti ta priste gjuajtjen e mesfushorit të Interit.

Kroacia pati posedimin e topit, megjithatë nuk krijoi ndonjë rast të rrezikshëm, përveç goditjes me kokë të Petkovic që përfundoi mbi portë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy