Rusët stërviten pranë Norvegjisë, nëndetëset bërthamore lëshojnë raketa në detin Barents

by engel

Nëndetëset me energji bërthamore të flotës veriore të Rusisë kanë lëshuar raketa lundrimi në detin Barents, si pjesë e një stërvitje në ujë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve që citojnë një deklaratë të Flotës Veriore.

banner

Raketat e lundrimit të nëndetëseve bërthamore të Flotës Veriore shënjestruan objektiva detarë në detin Barents”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Raketat e lundrimi Kalibr dhe Granit janë lëshuar nga nëndetëset me energji bërthamore Severodvinsk dhe Orel, në një distancë prej rreth 170 km sa i përket objektivit, duke simuluar ndarjen e anijeve zbarkuese të armikut.

Stërvitja luftarake u përfundua me sukses. Armët raketore të përdorura kanë konfirmuar edhe një herë karakteristikat e tyre të qenësishme dhe besueshmërinë e lartë“, citoi Interfax.

Deti Barents, pjesë e Oqeanit Arktik, ndodhet në brigjet veriore të Norvegjisë dhe Rusisë dhe ndahet midis ujërave territoriale norvegjeze dhe ruse. Për këtë arsye zona e gjuajtjes së raketave ishte e mbyllur paraprakisht për lundrimin dhe fluturimet civile.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy