Rusia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një traktat mbi partneritetin strategjik gjithëpërfshirës gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Phenian.
“Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit e nënshkruar sot parashikon, ndër të tjera, ndihmë reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve”, shkruan BBC.
Sipas ndihmësit të presidentit rus, Yuri Ushakov Ushakov, dokumenti i ri është i nevojshëm për shkak të ndryshimeve të thella në situatën gjeopolitike në rajon dhe në lidhjet dypalëshe midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Gjithashtu pretendohet se Putin mund të ketë thënë se Koreja e Veriut ka të drejtë të mbrohet dhe se Rusia dhe Koreja e Veriut mund të bashkëpunojnë ushtarakisht, megjithëse marrëveshja është “mbrojtëse dhe paqësore”.