E dhimbshme, vdes 47-vjeçarja nga Prizreni pasi ra nga hapësira e ashensorit

by Nexhat

H.V., e lindur në vitin 1977 me banim në Prizren, ka vdekur pas një incidenti në një ashensor në Prizren.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Gazetën Express se ky rast është duke u hetuar

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit  nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit  H. V., femër,   lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, tha Bytyqi 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy