Gjuajti “rafalë me armë zjarri”, një muaj paraburgim për të dyshuarin

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimin prej një muaji të dyshuarit, H.V., për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit H.V, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale Vrasja në tentative, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.”

banner

Në njoftim Gjykata thotë “se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që nëse i pandehuri H.V lihet në liri, paraqet rrezik që i njëjti të ik dhe të shmanget nga procedura penale, pasi i pandehuri nga data e 13.06.2024 kur dyshohet që ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë e deri me datë 18.06.2024 kur është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka qenë në arrati, andaj nën këto kushte gjykata vlerëson rrezikun potencial nga i pandehuri që të ik me qëllimin që të shmanget nga procedura dhe përgjegjësia penale e tij, po ashtu i njëjti nëse lihet në liri, mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarit apo dëshmitarët në këtë çështje”.

Gjykata ka njoftuar se i dyshuari më 13 qershor, në mbrëmje, me qëllim të hakmarrjes pas mosmarrëveshjeve, ka gjuajtur me armë zjarri disa herë në drejtim të një banese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy