Mot i nxehtë, temperaturat maksimale arrijnë 37 gradë

by Merita

Për ditën e sotme, e enjte 20 qershor, parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Njëkohësisht hyjmë edhe zyrtarisht në stinën e verës.

Do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, të cilat do të zbehin pamjen e qiellit.

banner

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Ja disa këshilla.

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 11:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.

4. Përdorni ventilatorë dhe kondicionerë: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.

5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.

6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit, keshillon Meteo Kosova.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy