Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

by Merita

Papa Françesku ka miratuar sot shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.

Lajmin e dha Kisha Katolike Shqiptare e cila bën të ditur se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve,  Papa Françesku autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me: Martirizimin e Luigj Paliq dhe Gjon Gazulli.

banner

Në 2016-ën kur u shpallën 38 martirët e tjerë, këto dy emra mbetën jashtë kësaj liste për shkak se procesi u nda në tri faza. Është unik fakti që kisha katolike shqiptare, një kishë e vogël në botë ka 40 martirë.

Luigj Paliq dhe Gjon Gazulli janë një personifikim i qëndresës përballë dy regjimeve të ndryshme politike. Atë Luigj Paliq nuk pranoi që të ndryshojë identitetin e tij prej shqiptari dhe për këtë arsye malazezët ia shpuan trupin me bajoneta. Një fat tragjik pati edhe Atë Gjon Gazulli i cili u var nga Mbreti Zog për shkak se kundërshtoi politikat diskriminuese ndaj Dukagjinit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy