I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i cili ka qenë njëri nga ndihmësit e Sekretares Madeleine Albright gjatë konferencës së Rambujesë ka thënë dhe bomardimeve të caqeve serbe për shkak të masakrave në Kosovë ka folur për reagimet që i bëhen në Serbi kur ky flet për këtë periudhë.
“Mendoj se nuk ka dyshim që NATO-ja mori një vendim të fuqishëm për të parandaluar gjenocidin e mundshëm ndaj popullit të Kosovës. Operacioni që ne ndërmorëm ishte i suksesshëm. Përmbushëm qëllimet tona. Forcat serbe u larguan nga Kosova, Kosova u bë shtet demokratik, i pavarur me vlera demokratike, një vend mik i Shteteve të Bashkuara, një partner i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe e tëra u arrit duke rrezikuar në minimum jetët e amerikanëve. Presidenti Biden ishte përkrahës i qartë i luftës në Kosovë dhe arsyes përse e ndërmorëm atë. Jam shumë krenar për rolin që kam luajtur duke përkrahur zonjën Madeleine Albright dhe Presidentin Bill Clinton, për të ndihmuar në çlirimin e popullit të Kosovës, për ta shpëtuar nga vrasja në masë” ka thënë Rubin.
Tutje, ai ka theksuar se komentet e tij si pjesë e administratës aktuale e përfaqësojnë politikën e Biden dhe nuk i ndryshojnë faktet e para 25 viteve.
Ai ka theksuar se sa herë që flet serbët ia kujtojnë atë kohë ( kur Rubin ishte afër Albright e cila ka insistuar që të bombardohen caqet e Beogradit), duke theksuar se amerikanët s’po e bëjnë këtë me Vuçiqin i cili ka pasur rol të madh në Qeverinë e Millosheviqit
“Por dua ta bëj të qartë se unë sot po flas me ju si zyrtar i administratës së Presidentit Biden dhe ajo çfarë kam bërë, apo nuk kam bërë para 25 vitesh, nuk e ndryshon atë që them si zyrtar i administratës së Presidentit Biden. Komentet e mia përfaqësojnë politikën e administratës së Presidentit Biden. Do të kërkoja atë mirëkuptim që ne i japim Presidentit të Serbisë, i cili ka luajtur rol të madh në qeverinë e Millosheviçit, por ne nuk ia ngrejmë atij këtë çështje. Nuk fakt nuk ia përmendim kur takohemi me të. Por fatkeqësisht ka njerëz në Serbi, që sa herë unë flas në emër të administratës së Presidentit Biden, e lidhin me 25 vite më parë. Kërkoj të njëjtin mirëkuptim siç ia japim edhe ne presidentit të Serbisë në këtë aspekt” ka shtuar Rubin.