SHBA sjell në Tiranë zyrtarin e lartë të Antikorrupsionit

by Nexhat

Zyrtari i lartë amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew ka mbërritur në Tiranë. Ambasada e SHBA shkruan se kjo vizitë riafirmon mbështetjen e SHBA për reformat në drejtësi.

Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë. – shkruan Ambasada e SHBA.
Kujtojmë se në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, Uashingtoni ka shprehur mbështetjen e tij teksa ka shpallur non-grata Sali Berishën dhe disa figura të tjera publike.

Po ashtu, SHBA ka shprehur mbështetjen për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të ngritur nga socialistët nën drejtimin e Fatmir Xhafajt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy