Apeli e liron nga akuza ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe ish-sekretarin Kapllan Halimi

by Nexhat

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili para një viti ishte është dënuar nga themelorja me 3 vjet burgim efektiv.

Pos Rakallos, Apeli ka liruar nga akuzat edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv.

banner

“I. APROVOHEN si të bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve N.R, av.Miograd Brkljac dhe K.P, av.Artan Qerkini, si dhe sipas detyrës zyrtare, NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.74/19, datë 01.06.2023 , ashtu që të akuzuarit: N.R dhe K.P: konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP): LIROHEN NGA AKUZA”, thotë aktgjykimi.

Në aktgjykimin e shpallur me 21 qershor 2024, Apeli ka vërtetuar pafajësinë për të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, të cilët edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës ishin liruar nga akuza, me 1 qershor 2023, pasi që nga provat e administruara nuk ishte vërtetuar se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale për të cilën janë akuzuar.

“I.REFUZOHET si e pabazuar ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.74/19, datë 01.06.2023, për pjesën liruese VËRTETOHET. Pjesa e ankesës së PSRK-së lidhur me vendimin mbi dënimin për të akuzuarit N.R dhe K.P mbetet jo lëndore”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy