Armenia tha se do të njihte shtetin palestinez të premten, duke bërë që Izraeli të thërriste ambasadorin e tij për atë që ministria e Jashtme e përshkroi si një “qortim të ashpër”.
Dhjetëra vende e kanë njohur një shtet palestinez, megjithëse asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë, raporton ABCnews,
Palestinezët besojnë se njohjet i japin legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre, veçanërisht në mes të zemërimit ndërkombëtar mbi krizën humanitare në Gaza.
Muajin e kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë se kishin vendosur të njihnin një shtet palestinez dhe që atëherë Sllovenia dhe kombi Karaibe i Antigua dhe Barbuda kanë ndjekur hapat e tyre.