“Balluku ‘rrihte gjoksin’ për 1.3 mld euro investim, por…”, Berisha për ndërprerjen e energjisë: Kolaps i plotë i sistemit energjetik të vendit!

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë e cila ka ndodhur në disa zona të kryeqytetit dhe në disa qytete të Shqipërisë

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërprerja ndodhi si shkak i një kolapsi të plotë të sistemit energjetik, ndërsa shtoi se kjo është e paprecedentë në historinë e vendit

banner

Ai shtoi se ndërkohë që Belinda Balluku krenohej për 1.3 miliardë euro investime, kolapsi dëshmoi se rreth 9-0 përqind e kësaj shume është vjedhur.

Postimi:

Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy