Borrell nga Austria: Identiteti evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e kësaj familjeje

by Merita

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është nderuar të premten nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”.

Çmimin ia ka dorëzuar Alexander Schallenberg në një ceremoni ku morën pjesë ministra nga rajoni.

banner

Në fjalimin e tij, kryediplomati evropian diskutoi sfidat me të cilat po përballet Evropa. Ai ka thënë se më parë tregtia i bashkonte vendet në BE, ndërsa tani fokusi është te siguria për shkak të sfidave të shumta.

Borrell theksoi se identiteti evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e familjes evropiane.

“Identiteti evropian s’është përfunduar ende dhe s’do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane”, deklaroi Borrell.

https://twitter.com/eu_eeas/status/1804148679944634731
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy