Euro 2024: Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

by engel

Ukraina, tregon force karakteri dhe arrin me përmbysje të fitojë 2-1, përballë Sllovakisë. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Ukrainën që barazon në renditjen e Grupit E, pikërisht Sllovakinë.

Nga ana e saj, Sllovakia u tregua më lartë, përgjatë fraksionit të pare, madje arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 17-të me anë të sulmuesit Schranz.

banner

Por në pjesën e dytë, kombëtarja e Rebrov nuk u dorëzua, por përkundrazi dha gjithçka, për të kthyer rezultatin. Golat e Shaparenkos në minutën e 54-të dhe Yaremchuk në minutën e 80-të, i dhanë suksesin e pare në këtë evropian ukrainasve, që zhgënjyen në sfidën e pare, përballë Rumanisë.

Sfida tjetër për këtë grup, do të luhet të shtunën, date 22 Qershor, mes Belgjikës dhe Rumanisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy