Fitore bindëse e Austrisë, polakët pothuajse përshëndeten me Euro 2024

by engel

Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D.

Sfida filloi më mirë për Austrinë, e cila kaloi në avantazh shumë shpejtë, me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cli në minutën e 9-të goditi me kokë saktë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Szczesny.

banner

Polakët reaguan dhe pas një rrëmuje në zonë, ishte ish sulmuesi i Milanit Piatek, i cili realizoi nga fare pranë portës.

Në pjesën e dytë, sërish ishin austriakët, që u shfaqën fizikisht më mirë dhe shprehën më shumë dëshirë, për gjetur golin e avantazhit qe erdhi, në mesin e pjesës së dytë, kur u shënua goli i avantazhit me anë të Baumgatner.

12 minuta më vonë, një gabim i portierit Szczesny, bëri që arbitri turk Meler të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që u ekzekutua saktë nga ana e sulmuesit të Interit, Marco Arnautoviç, për t’i çuar shifrat në 3-1.

Me këtë fitore Austria ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe do t’i luajë shanset në sfidën e fundit përballë Holandës.
Ndërsa polakët mbeten në vendin e fundit të grupit, pa asnjë pikë, duke qenë kështu pothuajse “jashtë” Euro 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy