Gjendet i vdekur një burrë në rrugën “Musa Tolaj” në Prishtinë

by Merita

Mbrëmë në Prishtinë është gjetur trupi i pajetë i një burri, saktësisht në rrugën “Musa Tolaj”.

Vdekjen e kanë konstatuar mjekët emergjent, ndërsa policia thotë se ka elemente të vdekjes natyrale.

banner

Megjithëse, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Musa Tolaj” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vdekje natyrale, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy