Gjuriqi takon Borrellin, ankohet se situata e serbëve në Kosovës është “jashtëzakonisht e vështirë”

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Gjuriqi, siç njofton MPJ-ja serbe, ka thënë se Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Kosovën nën patronazhin e BE-së, ndërsa ka pretenduar se siguria e serbëve në Kosovë është duke u kërcënuar

“Në këtë moment është e nevojshme, para së gjithash, të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani” në kuadër të dialogut në Bruksel, ka thënë Gjuriqi.

Duke vazhduar temën e Kosovës, ai tha se situata atje “është jashtëzakonisht e vështirë”, teksa shtoi se “serbët po vuajnë presion të padurueshëm si rezultat i kulmimit të veprimeve afatgjata dhe sistematike të njëanshme të autoriteteve” në Kosovë, shkruan MPJ-ja serbe.

Gjuriqi tha se Serbia i kushton shumë vëmendje përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, duke theksuar se “ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me interes kyç për Serbinë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy