Mes kritikash, Komisioni për media miraton Projektligjin për KPM-në

by Nexhat

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar sot Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media përkundër kritikave që ka pasur ky Projektligj nga organizata të ndryshme. 

Miratimi i këtij Projektligji u bë e ditur përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës

“Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan raportet me amendamente të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur për Media; Projektligjin nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, si dhe Projektligjin nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik, të cilat do të procedohen tutje për miratim në një nga seancat plenare”, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy