Spanja mbresëlënëse ka siguruar vendin e parë në Grupin B dhe një vend në 16-shen e fundit të Euro 2024, por skuadra nuk planifikon të heqë “këmbën nga gazi” kundër Shqipërisë në Duseldorf të hënën. Përderisa trajneri Luis de la Fuente ka luksin për të qenë në gjendje të pushojë lojtarët për ndeshjen e fundit në grup, ai gjithashtu do të dëshirojë të ruajë vrullin që ka ndërtuar Spanja.
“Ne jemi ende shumë larg për të fituar Kampionatin Evropian. Nuk kemi arritur ende asgjë. Mirë, ne kemi fituar disa ndeshje të rëndësishme. Ne kemi perspektiva të mrekullueshme,” tha De la Fuente pasi skuadra e tij mposhti Italinë.
“Por futbolli mund të jetë gjithashtu shumë mizor. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi të përulur. Duhet të tregojmë respekt.”
Trajnerët shpesh hezitojnë, të paktën në publik, t’i bëjnë lojtarët e tyre me pritshmëri të larta, por De la Fuente nuk ka qenë aspak modest në paraqitjen, duke e përshkruar skuadrën e tij si më të mirën në turne, nëse jo në botë. Spanja është skuadra më e shkëlqyeshme e shfaqur deri më tani dhe ka treguar se kjo skuadër ka shanse serioze që të fitojnë titullin e katërt të Kampionatit Evropian.
Adoleshentët Lamine Yamal, anësori Nico Williams dhe Pedri 21-vjeçari të gjithë prodhuan paraqitje verbuese kundër Italisë, ndërsa sulmuesi Alvaro Morata, mbrojtësi Dani Carvajal dhe mesfushori Rodri ofrojnë përvojë të paçmuar në turne.
Në ndeshjet në fazen e eliminatorëve mund të ndodh që Spanja të ndeshet me një ekip të tretë të kualifikuar nga grupet A, B, C dhe D, kurse për sa i përket pushimit të lojtarëve, De la Fuente mendon se pushimi i lojtarëve kryesorë kundër Shqipërisë mund të prishë ritmin e ekipit të tij dhe të ndikojë në mprehtësinë e tyre.
Megjithatë. ai do të detyrohet të bëjë të paktën një ndryshim, me Rodri i cili është pezulluar pasi mori dy kartonët e verdhë në dy ndeshjet e kaluara të Spanjës. Shqipëria nuk do të presë asnjë favor nga Spanja pasi ajo kërkon fitoren e pamundur që i nevojitet për të arritur në fazën eliminatore për herë të parë, pasi që herën e parë në vitin 2016 nuk kishte arritur të kaloi në fazën e grupeve..
Me një gol në minutën e fundit, Shqipëria e siguroi një barazim 2-2 me Kroacinë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre dhe trajnerit të tyre brazilian Sylvinho për një kualifikim në fazen e eliminimeve.
Trajneri Sylvinho e ka rrënjosur një ndjenjë të fuqishme besimi te skuadra e tij. Ajo që i premtoj popullit shqiptar është se do të luftojmë për çdo pikë”, ka thënë trajneri Sylvinho.
“Kundër Spanjës do të jetë e vështirë, por ne duhet të shijojmë këto momente”./ Reuters