74
Një grua ka njoftuar në polici se është sulmuar fizikisht nga reja e saj.
Viktima ka pasur nevojë të marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa sipas policisë rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 20.06.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.