Është bërë e ditur tash e sa kohë se Barcelona do të synojë të nënshkruaj me një mesfushor dhe një sulmues krahu këtë verë.
Dy emrat që po përmendën për pozitën e sulmuesit janë Nico Williams dhe Luis Diaz
Ky i pari një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh dhe një kontratë valide deri në vitin 2026, ndërsa ky i fundit ka edhe tri vite kontratë me Liverpoolin.
Sidoqoftë, Mundo Deportivo raporton se Barcelona beson se Liverpooli do të jetë i gatshëm të bëjë biznes me ta për shumën e 60 milionë eurove.
Shpresat që Barcelona të nënshkruaj me reprezentuesin kolumbian këtë verë ekzistojnë vetëm në rast se ata shesin ndonjë prej yjeve të ekipit, përndryshe kjo lëvizje është e pamundur
Një ndër emrat që përflitej për largim nga Barcelona ishte Raphinha, por braziliani në çdo dalje publike e kishte bërë të qartë se synimi i tij është të mbetet pjesë e blaugranasve.
Gjithçka pra varet nga fakti nëse Barcelona ia del ta bind Raphinhan të largohet, diçka pothuajse e pamundur për momentin.