Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit
Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.
‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit