Hungaria e kthen Skocinë në shtëpi, e mposht me gol të minutës së 100-të

by Nexhat

Hungaria ka triumfuar 1-0 ndaj Skocisë në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A.

Përballja nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që luanin sigurt dhe dëshironin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës

Rasti i parë serioz dhe i pari në 45 minutat e parë erdhi në minutën e 41-të, kur Willi Orban rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por që përfundoi jashtë.

Pjesa e dytë ishte më dramatike, por jo nga numri i rasteve për gol.

Në minutën e 67-të, Barnabas Varga u godit me gju në kokë nga portieri i Skocisë, duke mbetur i shtrirë në fushë për disa minuta.

Lëndimi ishte tejet i rëndë dhe lojtari hungarez u largua me makinë urgjence nga stadiumi, për të shkuar në spitalin e Shtutgartit.

Gjendja e Varga raportohet të jetë jo e lehtë, ndërsa pritet që të ketë raportimet shtesë në lidhje me gjendjen e lojtarit.

Ndeshja vazhdoi me 10 minuta lojë shtesë, ndërsa Hungaria realizoi për 1-0 në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Roland Sallait.

Në Grupin A, Gjermania e mbyll si lider me shtatë pikë, Zvicra me pesë, Hungaria me tre dhe Skocia me një

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy