Zyra e OKB dënon sulmet e Izraelit: Po shkel në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar

by Nexhat

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) lëshoi një deklaratë duke denoncuar sulmet e fundit izraelite në qytetin e Gazës, duke përfshirë sulmet e përsëritura në kampin e refugjatëve Shati dhe bastisjen në Jenin

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, OHCHR dënoi atë që ajo e quajti shkelje të vazhdueshme dhe flagrante të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, i detyrueshëm për Izraelin si fuqi okupuese

banner

“Në një shembull tjetër të sjelljes së paligjshme, forcat izraelite lidhën një nga burrat – i cili ishte qëlluar prej tyre në krah dhe kofshë në pjesën para një xhipi ushtarak.
Veprime të tilla përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas ligjit të okupimit që ndalon në mënyrë absolute trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues të personave”, thuhet në reagim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy