Derisa po i shqiptohej gjoba hodhi 20 euro në veturën e policisë, arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti

by Nexhat

Sot është arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

Gjatë kohës kur policia po i lëshonte gjobë për kundërvajtje, i dyshuari ka hedhur 20 euro në veturën e policisë. Kështu ai dyshohet se ka bërë përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të policëve.

banner

A.G është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Më datën 24 qershor 2024, zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë- Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut, përderisa vazhdojmë të angazhohemi në drejtim të ruajtjes së rendi dhe qetësisë publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy