57
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nëse zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Berisha.
Në një intervistë për AlbUkTv , Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare
Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai