Humbje totale e kujtesës, fenomeni i çuditshëm që i ndodhi fansave pas koncerteve

by Merita

Shumë adhurues të këngëtares Taylor Swift kanë raportuar se kanë vuajtur një fenomen të çuditshëm, pasi morën pjesë në turneun e saj “Eras” në Mbretërinë e Bashkuar: amnezi totale.

Pas katër orësh adrenalinë, emocione dhe më shumë se 40 këngë, “Swifties” janë kthyer në shtëpi dhe kanë kuptuar se nuk mbanin mend asgjë nga super eventi ku kishin qenë. Ky fenomen i çuditshëm sipas psikologëve është një sindromë e njohur, e shkaktuar nga emocionet e shumta dhe atmosfera elektrizuese duke e bërë më të vështirë formimin e kujtimeve. Koncertet e superyllit amerikan janë cilësuar spektakle me nivele të paprecedenta zhurme dhe kjo shpjegon numrin e madh të njerëzve të prekur.

banner

Një Swiftie, e njohur si @champaigeproblems në TikTok, ndau përvojën e saj pas koncertit në mediat sociale. Në një postim ajo tha: “Depresioni pas koncertit? Jo, kam amnezi sepse nuk e mbaj mend fare turneun? Sikur isha atje, por pse nuk e mbaj mend”. Një tjetër fanse @clare.marie56, e cila ndau një video nga nata e saj në stadiumin Andfield në Liverpool për TikTok, pohoi se ishte me fat që kishte ende pamjet në video nga ajo natë, pasi asgjë nuk i kujtohet qartë asnjë moment.

Amnezia pas koncerteve mund të krahasohet me humbjen e kujtesës që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike. Kur njerëzit përjetojnë trauma, ndonjëherë ajo memorie bllokohet ose nuk formohet siç duhet, thonë ekspertët. Kjo nuk do të thotë se koncertet e Taylor janë traumatike, por emocioni i situatës mund të nënkuptojë se njerëzit janë aq të zhytur në të dhe emocionalë, sa që detajet e ngjarjes harrohen pothuajse plotësisht.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy