Italia barazon në frymën e fundit me Kroacinë, siguron kualifikimin tutje

by Nexhat

Kroacia ka dështuar të kalojë në fazën e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi 1-1 kundër Italisë në kuadër të Grupit B.

Kroatët e nisën më mirë ndeshjen, ku rrezikuan me anë të Luka Sucic në minutën e pestë, por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje fantastike

banner

Dominik Livakovic (28’) ia mohoi golin e sigurt Alessandro Bastonit, me këtë të fundit që goditi me kokë.

Në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë dramë, ndërsa Luka Modric shfaqi përvojën e tij, por nuk u mjaftoi.

Legjenda e Real Madridit dhe Kroacisë dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 54-të, pasi Donnarumma priti gjuajtjen e tij

Por, nga rindërtimi i aksionit, Modric ia doli të realizonte pas vetëm një minuti për 1-0.

Në minutën e 62-të, Bastoni provoi edhe një herë, por goditja e tij me kokë sërish ishte e pasaktë për ta gjetur rrjetën

https://twitter.com/i/status/1805344567417274537

Kroacia nuk arriti të mbahej deri në fund, pasi pësoi golin e barazimit në sekondat e fundit të takimit, me Mattia Zaccagni që realizoi në minutën e 90+8-të.

Në Grupin B, Spanja e mbyllë si lider me nëntë pikë, Iralia me katër, Kroacia me dy dhe Shqipëria me një

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy