Sa i përket takimit të paralajmëruar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq që do të mbahet të mërkurën në Bruksel, analisti Belgzim Kamberi thotë se ky takim po bëhet vetëm që të bëhet me dije se “dialogu është ende këtu”.
Teksa shton se takimi i bërë mes Vuçiqit dhe presidentit franzez, Emanuel Macron shpreh një lloj gatishmërie të Parisit që të rritë presionin ndaj Republikës së Kosovës për çështjen e asociacionit
“Mendoj që ky takim më shumë është i thirrur me tregu që dialogu nuk ka vdekur politikisht, por që s’ka vdekur as plani franko-gjerman plani i BE-së dhe mendoj që kjo është më shumë një përpjekje e Bashkimit Evropian e ndërmjetësueseve, por nga ana tjetër kanë ndodh disa fenomene, e kemi parë një takim të Vuciqit me Macron ku duket që ka njëfarë lloj gatishmërie të Parisit zyrtar për të rritur presionin ndaj Kosovës për çështjen ndaj asociacionit,” ka thënë Kamberi në “Debat Plus”.
E sa i përket sanksioneve, Kamberi thotë se nuk ka gatishmëri që ato të hiqen komplet ndaj Kosovës.
“Ka mundësi që Franca me disa vende tjera, veçanërisht Italia që duket se po lobojnë që mos me ia heq Kosovës sanksionet komplet, por në mënyrë graduale këtë e pamë që nuk duket se ka një gatishmëri për me i largu komplet sanksionet dhe sanksionet ka prirje që të ndërlidhen me çështjen e asocicacionit me dërgimin e draft-statutit evropian në gjykatë kushtetuese,” tha Kamberi./Dukagjini