Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga faza e grupeve EURO 2024.
Kurti ka thënë se është dukur sikur Shqipëria është pjesëmarrëse e rregullt.
Ai ka thënë se ky grup lojtarësh i kanë bërë shqiptarët krenarë, duke shtuyar se e ardhmja është premtuese.
“Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian. Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndjeshjen më të bukur të turneut deri më tani. Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”, ka shkruar Kurti.