Objekti hapësinor godet shtëpinë, familja i kërkon kompensim NASA-s

by Merita

Një objekt që ra nga hapësira shkatërroi çatinë e një shtëpie në Florida, në një ngjarje që duket si një skenë nga një film fantastiko-shkencor.

Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve në shtëpi, objekti nuk shkaktoi të lënduar, teksa familja kërkoi një dëmshpërblim nga NASA që arrin deri në 80 mijë dollarë.

banner

Ekspertët rrëfejnë se objekti që ra në shtëpinë e familjes Otero, ishte pllakë metalike cilindrike, nga një paletë e stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.  Agjencia amerikane e hapësirës më vonë konfirmoi se mbeturinat erdhën nga pajisjet e saj mbështetëse të fluturimit. Cilindri metalik peshonte afërsisht 700 gram.

Familja Otero ka vendosur të paraqesë një kërkesë kompensimi në NASA për dëmtimin e pronës dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetët e tyre.

“Klientët e mi duan kompensim adekuat që merr parasysh stresin dhe ndikimin që kjo ngjarje ka pasur në jetën e tyre,” tha avokati Mica Nguyen Worthy në një deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy