Paul Pogba, mesfushori i Juventusit dhe kampioni i botës me Francën në vitin 2018, u pezullua për katër vjet për përdorimin e substancave të paligjshme katër muaj më parë. Kështu ka vendosur prokuroria italiane për luftën kundër dopingut.
Francezi u pezullua sepse një test që iu nënshtrua pas ndeshjes midis Udineses dhe Juventusit më 20 gusht 2023, tregoi se kishte testosterone të tepërta
Këto ditë në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën Pogba intervistohet me një ton të dëshpëruar.
“Mbarova. Kam vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”, dëgjohet duke thënë francezi
Pogba e kaloi gjithë karrierën e tij profesionale në dy klube, dhe megjithëse është francez, asnjëri prej tyre nuk është nga vendi i tij
Ai iu bashkua akademisë së Manchester United në vitin 2009 si 16-vjeçar nga Le Havre. Tre vjet më vonë, ai u transferua në Juventus pa kompensim.
Pas katër vitesh, në verën e vitit 2016, ai u rikthye te United me një dëmshpërblim prej 105 milionë eurosh, duke e bërë atë atëherë futbollistin më të shtrenjtë në histori
Pas gjashtë vitesh, Pogba e ndërroi United për Juventusin përsëri në 2022 pa kompensim. Por, në sezonin e dytë aty, për shkak të lëndimeve dhe pezullimit të përmendur për shkak të dopingut, ai luajti vetëm 12 ndeshje.
Pogba fitoi katër kampionate dhe dy kupa me Juventusin, të gjitha gjatë kohës së parë në klub. Duke luajtur për United, ai fitoi Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës