Policia e Kosovës, pjesë e operacioneve dhe aktiviteteve në kuadër të ‘EMPACT’

by Nexhat

Ndërmjet datave 3 dhe 9 qershor, 40 vende të ndryshme nga mbarë bota, përfshirë përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX DHE INTERPOL, morën pjesë në ditët e përbashkëta të veprimit (EMPACT) kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe në kuadër të planit operativ të koduar me emrin “PORTA” përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe në mbështetje të njësive tjera të specializuara, të kufirit dhe të drejtorive rajonale policore, ka ndërmarrë masat dhe janë realizuar veprime/aktivitete si në vijim:

banner

-Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit, përcjell Klankosova.tv,

-Operacione të përbashkëta me inspektorë të ministrisë (MINT), ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (musik live),

-Operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e qendrave të masazhit.

Nga këto operacione/aktivitete policore kanë rezultuar si në vijim:

-Inspektimi/kontrollimi i 39 lokaleve (musik live), ku në to janë hasur gjithsej 436 punëtorë/e;

309 femra dhe 127 meshkuj, prej tyre 204 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa 232 shtetas të huaj; 216- të Shqipërisë, 11- të Serbisë , 3- të Ukrainës, 2-të Kolumbisë. 11 lokale janë mbyllur për shkelje administrative.

-Inspektim i 46 qendrave të masazhit, ku në to janë hasur gjithsej: 145 punëtore, 114 femra dhe 31 meshkuj, nga to 111 shtetase të Republikës së Kosovës, ndërsa 34 shtetase të huaja 21- të Shqipërisë, 12-të Tajlandës, 01-të Serbisë . 26 qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative.

-Inicimi i tri rasteve për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe një kundërvajtje “marrje me prostitucion”,

-Arrestimi i tre personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe dy persona për kundërvajtje “marrje me prostitucion”,

-Identifikimi i tetë fëmijëve lëmosh kërkues, viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, të cilët janë detyruar nga prindërit të kërkojnë lëmoshë.

-56 persona iu janë referuar Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy