Sveçla i VV’së: Beqiri u arrestua për shak se refuzoi të paguante hyrjen për të shikuar ndeshjen në shesh

by Nexhat

Është raportuar për arrestimin e Arianit Beqirit, ish-asistenti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas kësaj ka reaguar Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës

banner

Ai ka thënë se Beqiri u arresuta pasi ka refuzuar të bëjë pagesën për të hyrë në hapësirën publike ku po shfaqet sonte ndeshja Shqipëri vs Spanjë në kuadër të fazës së grupeve të EURO 2024.

Për këtë, Sveçla ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, për mënyrën sesi po e trajton pronën publike

“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.  Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm  Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy