Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll

by Nexhat

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë qytetin e Pejës gjatë orëve të mbrëmjes, duke shkaktuar përmbytje të në disa zona.

Reshjet intensive kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumë dhe kanalizimet e qytetit.

Sipas raportimeve nga terreni, rrugët kryesore dhe disa lagje janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të sigurt deri në përmirësimin e situatës.

Autoritetet lokale kanë mobilizuar ekipet e emergjencës të ofruar ndihmë të menjëhershme për të prekurit.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Megjithatë kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, në një deklarim për “RADIO 1” ka deklaruar se situata është në kontroll.

“Deri pas orës 22:00, pra raportet e fundit, të gjitha tregojnë se situata është menaxhuar. Reshjet kanë qenë të dendura, mirëpo të menaxhueshme. Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri”, deklaroi Muhaxheri.

Ndryshe edhe Policia Rajonale e Pejës, Zjarrefikësat dhe Ekipet Emergjente kanë dalur në  vendet e krizës për të sanuar problemet nga reshjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy