Elon Musk u dërgoi internetin, efekte të papritura te fisi indigjen në Amazonë

by Merita

Elon Musk dërgoi internetin në Amazonë, në një territor që kishte mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e botës për shekuj me radhë. Tashmë, disa muaj më vonë nga momenti kur jeta e tyre ndryshoi, duket se teknologjia ka revolucionarizuar zakonet dhe shoqërinë e fisit Marubo.

Një nga të moshuarit e fshatit, Tsainama Marubo, 73 vjeç thotë: “Janë të gjithë aty, të përqendruar në celularët e tyre. Nga këto ekrane u hap një botë e panjohur për ne. Si biseda me të dashurit e largët dhe mundësia për të kërkuar ndihmë në rast urgjence. Por gjërat janë përkeqësuar tani. Ata janë bërë dembelë. Nuk flasin, nuk punojnë, nuk lëvizin, janë si të trullosur. Shfletojnë për orë të tëra të zhytur në një koma të frikshme”.

banner

Ky zhvillim i ka lejuar fisit Marubo të njohë botën, por nga ana tjetër, ka futur popullatën në grupe bisedash plot me thashetheme, videolojëra të dhunshme, mashtrime në internet, dezinformata, pornografi etj. Megjithatë, vendasit janë të bindur se do ta kapërcejnë këtë çoroditje të momentit dhe do të mundohen të marrin më të mirën nga ky zhvillim.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy